Lajme

Edi Rama sot mban takim me shqiptarët e Amerikës në Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në Nju-Jork një takim me shqiptarët e Amerikës, përcjell albinfo.ch.

Takimi organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit me diasporën, ndërsa konsiderohet i pari takim pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Times Square, ku është vendosur logoja e aktivitetit të takimit me shqiptarët e Amerikës.

Në kuadër të turit të tij të bashkëbisedimit me diasporën, Rama është takuar me shqiptarët që jetojnë në Greqi si dhe shqiptarët në Itali, dy vendet me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë.

Më pas është konfirmuar dhe një rikthim i Ramës si pjesë e turit edhe në Greqi, por kësaj here në datën 3 nëntor do të jetë në Selanik.

Ndryshe nga takimet e majit në Athinë dhe Milano, formati do të jetë më i ngushtë, takimet do të zhvillohen në holle hotelesh dhe jo në stadium.

Në New York pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë shqiptarë dhe nuk do të mungojnë këngëtarët në nisje të takimit. Fjalimet e konfirmuara janë ato të drejtuesit politik të diasporës Taulant Balla dhe të kryeministrit.