Kosova
FSK dhe KFOR-i zotohen për bashkëpunim në të mirë të sigurisë dhe paqes në vend
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.
Sipas njoftimit nga FSK-ja, Jashari fillimisht e uroi Barduanin për marrjen e detyrës si komandant i KFOR-it dhe gjithashtu e informoi për zhvillimet në FSK, angazhimet, trajnimet dhe aktivitetet e tjera në vijim.
Tutje, është bërë e ditur se në takim është diskutuar edhe për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe më gjerë, transmeton albinfo.ch.
“Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Barduani gjithashtu diskutuan për bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe KFOR-it dhe u zotuan që të bashkëpunojnë tutje, në të mirë të sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik