Lajme

Djathi zviceran do të mbështillet me një pëlhurë për t’u pjekur më shpejt

Proces i ri i pjekjes së djathit, i cili përfshin mbështjelljen e djathrave në një tekstil të biodegradueshëm

Agroscope, qendra qeveritare për kërkimin bujqësor, ka patentuar një proces të ri të pjekjes së djathit, i cili përfshin mbështjelljen e djathrave në një tekstil të biodegradueshëm pasi të ketë mbaruar banja me kripë, përcjell albinfo.ch.

Pëlhura mund të hiqet lehtësisht pasi djathi të jetë pjekur plotësisht.

“Një pjesë e vogël e mikroflorës mbetet në djathë, gjë që e lejon atë të ruajë lëkurën e saj tipike portokalli-kafe”, tha Agroscope.

Me shpikjen e re, Zvicra mund të ketë fare mirë djathërat më të veshur në botë.