Kosova
Von der Leyen vazhdon turin ballkanik – nesër vjen në Prishtinë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po vazhdon turin e saj ballkanik.
Ajo ka udhëtuar drejt Bosnjë e Hercegovinës pas Maqedonisë së Veriut dhe Tiranës, nga ku ka postuar edhe një video në rrjetin social “X”.
Von der Leyen tha se i është “thyer zemra” pasi pa shkatërrimin e shkaktuar nga përmbytjet e fundit atje.
“Sot në Bosnjë e Hercegovinë, në zemër të Evropës, pashë shkatërrimin e shkaktuar nga përmbytjet e fundit. Mbeta zemërthyer. Evropa qëndron me ju. Ne do t’ju ndihmojmë të rikuperoni dhe rindërtoni. Kjo është ajo që do të thotë të jesh një fqinj, një partner dhe një anëtar i ardhshëm i BE-së”, ka shkruar Von der Leyen.
Pas Bosnjë e Hercegovinës, Von der Leyen do të vizitojë Prishtinën. Të shtunën ajo pritet të mbajë takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
E-Diaspora
-
Shoqata “ILIRËT” do të prezantohet me këngë e valle shqiptare në qytetin Gland Si çdo vit, edhe këtë nëntor do të mbahet festa shumëkulturore e qytetit Gland, të shtunën,...
-
Kosovari nga Austria po voziste një veturë të vjedhur para 11 vjetëve
-
Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë
-
“Siparantum” valëvit flamurin e Kosovës në Spanjë, krahas 32 shteteve
-
Arrestohet shqiptari nga Gjermania për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Jeta në Zvicër
-
Shoqata “ILIRËT” do të prezantohet me këngë e valle shqiptare në qytetin Gland Si çdo vit, edhe këtë nëntor do të mbahet festa shumëkulturore e qytetit Gland, të shtunën,...
-
Portieri i Kosovës, Amir Shaipi, vendimtari për fitoren e Luganos
-
Lara Gut-Behrami mbetet pa kryesponsor para fillimit të sezonit të skive në Sölden
-
Cyrihu ka një vlerësim ‘shembullor’ të kreditit
-
Rreth 60 për qind e personelit të punësuar në spitalet universitare të Gjenevës vijnë nga Franca