Futboll

Edon Zhegrova festoi fitoren ndaj Atletico Madridit me plis në kokë e flamurin kombëtar

Me plis në kokë dhe shqiponjën dykrenare. Në këtë mënyrë Edon Zhegrova ka festuar triumfin përballë Atletico Madrid.

Në përfundim të sfidës, ai i dhuroi fanellën një vogëlushi që ishte në tribuna, ndërsa mori flamurin kombëtar dhe një plis, shkruan A2, përcjell albinfo.ch.

Festa e tij vazhdoi dhe në dhomat e zhveshjes, ku në një video të publikuar nga faqja e klubit francez Lille, Zhegrova me shokët e ekipit festojnë duke bërë shqiponjën.

Zhegrova është kthyer në një nga lojtarët me të rëndësishëm për Lille, pasi me golat e tij ka qenë vendimtar në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve. Fillimisht shënoi ndaj Real Madrid, ku fitoi dhe një penallti, ndërsa ndaj Atletico Madrid arriti të realizojë një supergol.