Muzikë
Mbrëmje kulturore në bibliotekën “Pestalozzi” të Cyrihut
Promovohet libri "Kumbime”, me përkthime të poezive nga letërsia botërore, i përkthyeses letrare Irena Dono Jorgaqi
Të premten, më 8 nëntor, me fillim nga ora 19:00, në bibliotekën “Pestalozzi” në PBZ Hardau të Cyrihut do të ketë një mbrëmje të veçantë poetike dhe artistike. Bëhet fjalë për promovimin e librit “Kumbime”, me përkthime të poezive nga letërsia botërore, të përkthyeses së dëshmuar letrare, Irena Dono Jorgaqi.
Ambientet e bibliotekës tashmë të njohur për aktivitetet e saj kushtuar kulturës shqiptare do të stolisen nga pikturat e bukura të Mira Donos.
Atmosferën e mbrëmjes do ta fisnikërojë edhe prania muzikore, gjegjësisht këngët që do t’i interpretojë këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Selimi, e cila jeton dhe krijon në Zvicër.
Adresa: PBZ Bibliothek Hardau, Norastrasse 20, 8004 Zürich
Data: 8 nëntor, nga ora 19.00
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit08 Nëntor 2024
- Ora19:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit24 Tetor 2024 - 18:00
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane