Kosova

Kurti: Kemi nisur procesin e blerjes së objekteve për ambasada në 5 shtete

Kosova do të blejë objekte të ambasadave në 5 shtete përkatësisht në Itali, Turqi, Francë, Gjermani dhe Kanada. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e ekzekutivit të vendit.

Ai konfirnoi se tashmë ka nisur procesi i blerjes së objekteve të ambasadave të Kosovës.

“Dje përuruam objektin e ri të Konsullatës tonë në Strasburg, që tashmë është pronë e shtetit dhe shtëpi e përhershme e Republikë sonë. Pra, po vazhdojmë me blerjen e objekteve të ambasadave tona në shtetet kyçe për shërbimin tonë diplomatik, tha ai.

Deri më tani, përveç objektit të Konsullatës në Strasburg të Francës, Kosova ka blerë edhe objektet e ambasadave në Shtetet e Bashkuara, Mbretëri të Bashkuar, Kroaci dhe Senegal.