Shqipëria
Shqipëria, vendi ideal për t’u vizituara para festave të fundvitit
Edhe pse më pak e njohur se kryeqytetet e tjera evropiane, Tirana i befason vizitorët me origjinalitetin dhe kontrastet e bukura
Shumë turistë spanjollë po kërkojnë alternativa për të shijuar një arratisje të paharrueshme dhe ekonomike – përpara festave të Krishtlindjeve, shkruan Marta Rodríguez Peleteiro në një artikull të botuar në revistën spanjolle “Tikitakas”.
Për këtë arsye, ne kemi bërë një përzgjedhje të pesë destinacioneve ekonomike dhe ideale për të kaluar pushimet gjatë këtij sezoni.
Revista spanjolle e udhëtimeve “Tikitakas” e ka renditur Shqipërinë mes 5 vendeve më të lira për një arratisje të minutës së fundit këtë fundjavë, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
- Tiranë, Shqipëri
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është një qytet i gjallë dhe gjithnjë në ndryshim që ofron një ndërthurje magjepsëse të historisë, kulturës bashkëkohore dhe jetës vitale urbane.
Edhe pse më pak e njohur se kryeqytetet e tjera evropiane, Tirana i befason vizitorët me origjinalitetin dhe kontrastet e bukura.
- Cilat vende duhet të vizitoni në Tiranë? Sheshi Skënderbej – zemra e qytetit dhe Bunk’Art, – një muze i ndërtuar në një ish-bunker bërthamor që eksploron historinë e Shqipërisë komuniste.
Për më tepër, zona e Bllokut, dikur ekskluzive për elitën politike, sot është kthyer në një qendër lokalesh dhe kafenesh plot gjallëri.
Një udhëtim perfekt për adhuruesit e turizmit urban.
- Pse duhet të vizitoni Tiranën tani? Shqipëria është një nga vendet më të përballueshme në Evropë, me çmime të përballueshme për akomodim, ushqim dhe transport.
Për t’ju frymëzuar, ne ju rekomandojmë pesë vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë:
- Tiranë, Shqipëri
- Bratislavë, Sllovaki
- Braga, Portugali
- Vilnius, Lituani
- Caceres, Spanjë
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës Zgjerimi i autostradës u refuzua në kutinë e votimit të dielën. Në kundërshtim me këshillën e...
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut