Lajme

Gjermani: Regjistrohet rasti i parë i variantit të ri të lisë së majmunit

Rasti i parë i variantit të ri të lisë së majmunëve është regjistruar në Gjermani, raportoi gazeta “Bild” të martën, duke e cituar institutin për shëndet publik “Robert Koch”.

Instituti refuzoi që të jepte ndonjë koment të menjëhershëm, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli linë e majmunëve emergjencë globale të shëndetit publik për herë të parë në dy vjetët e fundit, në gusht pas përhapjes së rasteve në Republikën Demokratike të Kongos në Afrikë, që tashmë është përhapur edhe në shtetet fqinje.

Shenja e parë e përhapjes së lisë së majmunëve jashtë kontinentit afrikan erdhi më 15 gusht, kur zyrtarët shëndetësorë globalë konfirmuan një infeksion me një variant të ri të virusit në Suedi.