Lajme
Zvicër: 58 persona janë mbytur në ujëra gjatë vitit 2023
Ky numër është dukshëm më i lartë se mesatarja afatgjatë prej 47 rastesh në vit.
Gjithsej shtatë fëmijë nën moshën 16 vjeç humbën jetën në ujë në vitin 2023.
Sipas Shoqatës Zvicerane të Shpëtimit (SLRG), 46 viktima ishin meshkuj dhe 12 femra. 53, pra një numër i lartë i mbytjeve, kanë ndodhur në ujëra të hapura, nga të cilat 29 në liqene dhe 24 në lumenj. Katër mbytje kanë ndodhur në pishina, shkruan SLRG.
Sipas SLRG, gjithsej shtatë fëmijë nën moshën 16 vjeç humbën jetën duke u mbytur në Zvicër në vitin 2023, më shumë se në çdo kohë që nga viti 2007. Katër nga viktimat ishin më të vegjël se dhjetë vjeç. Tri nga këto aksidente kanë ndodhur në një liqen, dy në një pishinë të hapur, një në një lumë dhe një në një kovë plot me ujë në kopshtin e shtëpisë.
Frika se bazuar në shifrat e vitit 2022, më shumë të moshuar mbi 65 vjeç do të ishin në një rrezik të shtuar të mbytjes nuk mund të konfirmohej në vitin 2023. SLRG e shpjegon këtë më tej në komunikatën e saj. Ndërsa 26 persona në moshë pensioni u mbytën në vitin 2022, vitin e kaluar numri ishte dymbëdhjetë.
Në vitin 2023, 17 meshkuj nga mosha 16 deri në 32 vjeç humbën jetën në ujë. Tek femrat janë regjistruar vetëm tri aksidente me vdekje deri në moshën 50-vjeçare./SRF
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha