Literaturë
Zamfina Rexhaj prezantoi librin e saj për Kosovën në Panairin e Frankfurtit
Libri në gjuhën gjermane, i cili bën bashkë përvojat personale me ngjarjet historike, ndriçon pasojat e dhimbshme të luftës mbi popullin e Kosovës
Shkrimtarja e re Zamfina Rexhaj, me rrënjë nga Istogu (Kosovë), e cila jeton në Zvicër, tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare me librin e saj të ri për Luftën e Kosovës, “Gefangen zwischen Zukunft und Vergangenheit” (E kapur, në mes të ardhmes dhe të shkuarës), thuhet në një njoftim për shtyp të autores, shkruan albinfo.ch . Ky libër u ekspozua në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt, i cili konsiderohet panairi më i madh i librit në botë.
Historia e vendlindjes së saj, që për një kohë të gjatë kishte qëndruar në hije, mori tashmë vëmendjen e merituar. Libri, i cili bën bashkë përvojat personale me ngjarjet historike, ndriçon pasojat e dhimbshme të luftës mbi popullin e Kosovës. Shkrimtarja arriti të bëjë të prekshëm fatin e një gjenerate të tërë, duke vendosur në qendër të vëmendjes rrënjët kulturore dhe emocionale të vendlindjes së saj.
“Është një nder për mua që puna ime u prezantua në një platformë kaq të njohur si Panairi i Librit në Frankfurt”, thotë shkrimtarja. Libri ofron jo vetëm një vështrim historik, por edhe një ballafaqim emocional me atë se çfarë do të thotë të humbasësh vendlindjen, ndërsa ruan shpresën për një të ardhme më të mirë. “Për mua, kjo ishte jo vetëm një udhëtim personal, por edhe një mundësi për të sjellë në botë zërat dhe tregimet e vendit tim”.
Panairi i Librit në Frankfurt mbledh çdo vit mijëra botues, agjentë letrarë, shkrimtarë dhe lexues nga e gjithë bota. Me pjesëmarrjen e saj në këtë ngjarje, shkrimtarja shpreson të ketë ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për historinë e Kosovës dhe t’u ofrojë lexuesve një kuptim më të thellë të dimensioneve kulturore dhe njerëzore të luftës.
Rreth shkrimtares
Zamfina Rexhaj jeton në kantonin Aargau të Zvicrës dhe punon si mësuese në shkollën e mesme profesionale. Vepra e saj përqendrohet në temat e luftës dhe rrëfen historinë e një vajze të re, e cila u detyrua të braktiste vendlindjen gjatë luftës në vitin 1998. Me librin e saj më të fundit, ajo sjell përvojat e vendlindjes në skenën ndërkombëtare, duke i dhënë zë diasporës së Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Literaturë
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra Ndërsa rregullat e reja zvicerane do t'i bëjnë blerjet ndërkufitare më pak fitimprurëse për njerëzit nga...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa