Kosova
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë: Meta kundërshtoi dhunshëm arrestimin
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Rexha, ka deklaruar se kundërshtimi me dhunë i ish-presidentit Ilir Meta gjatë arrestimit e bëri të pashmangshëm shoqërimin e tij me forcë në stacionin policor. Ai ka thënë se policia të hënën kreu detyrën dhe u detyrua të bënte arrestimin nëpërmjet forcës, pasi Meta refuzoi dhe përdori dhunë ndaj zyrtarëve policorë.
Sipas Hoxhës, arrestimi mund të kalonte qetë dhe pa dhunë nëse Meta do të kalonte nga automjeti privat në automjetin e shoqërimit në Polici.
“Dhe në fund, e shoh të nevojshme të nënvizoj një të vërtetë absolute dhe fare banale. Kur Policia e Shtetit, jo në Shqipëri, por kudo në botë, merr një urdhër arresti, nuk ka në dispozicion shumë opsione, por vetëm një: Të ndalojë personin e kërkuar dhe pikë. As mund ta lajmërojë, as mund ta ftojë dhe as mund të koordinojë me të, vendin dhe orën e ndalimit. Të gjitha këto nuk janë thjeshtë të pamundura, por janë vepër penale, që ndëshkohen me burg”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij, etiketimet ndaj policëve që kryen arrestimin nuk janë të qëndrueshme.
Arrestimi i Metës ka ndodhur mesditën e së hënës në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, në zonën e Laprakës, gjatë kohës kur po udhëtonte me një veturë drejt Tiranës.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Sharri’ organizon festë me rastin e 28 Nëntorit ...
-
Studentët shqiptarë në Diasporë, urë lidhjeje me atdheun
-
Përfaqësuesit e Albanian Engineering of Switzerland vizitojnë nga afër ndërtimin e stacionit hekurudhor në Bernë
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi performon në Vjenë
-
Erdhën nga Suedia në Kosovë për të zhvilluar tutje sportin e famshëm Golf
Jeta në Zvicër
-
Këto janë komunat më tërheqëse për të jetuar në Zvicër Kushdo që mendon të lëvizë, do të kërkojë një vend të ri për të jetuar bazuar...
-
Zvicra është pa dyshim më pak e sigurt se sa ishte disa vjet më parë
-
Zvicra grumbulloi ar me vlerë rreth 15 miliardë franga
-
Tryezë e rrumbullakët në Lozanë
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar në Zvicër: cilat janë sfidat, cilat janë zgjidhjet dhe cilat janë mundësitë?
-
Mbi 3 milionë njerëz erdhën në Zvicër nga viti 2002