Drenusha Shala - Baruti
Zhvillim
“Baruti”, histori suksesi në Kosovë të ndërmarrësve nga diaspora
“Baruti GmbH” është krijuar nga një grup i studentëve shqiptarë që jetojnë në Zvicër
Shpesh thonë se në Kosovë është vështirë ta sigurosh një punë, e lëre më të bësh biznes. Por kur ka dëshirë, vullnet e sidomos strategji, të gjitha këto vështirësi tejkalohen.
Shembull për këtë është bashkëthemeluesja dhe drejtoresha e “Barutit”, Drenusha Shala, e cila ende është studente në Zvicër dhe e menaxhon “Barutin” në Prishtinë.
Drenusha Shala ka impresionuar me paraqitjen e saj në konferencën për mbështetjen institucionale të ndërmarrësve nga diaspora për investime në Kosovë që është mbajtur të martën në Winterthur të Zvicrës.
„Motivimi ka qenë i thjeshtë dhe ai ka qenë potenciali i madh që ka Kosova, gjuha, pagat e ulëta. Pagat më të ulëta në Evropë i ka Kosova. Po ashtu kemi vërejtur një mangësi në tregun gjermanofolës. Firmat zvicerane e kanë vështirë të gjejnë punëtorë që e bëjnë punën e një agjenti në Call Center me dëshirë”, është munduar t’i bindë afaristët e diasporës Drenusha Shala.
“Baruti” është një Call Center që ofron shërbime telefonike për tregun gjerman, do të thotë klientë nga Austria, Gjermania dhe Zvicra.
„Shumë pak punëtorë në Zvicër janë të gatshëm ta bëjnë punën në „Call Center”, në anën tjetër, potenciali shumë i madh në Kosovë nga një papunësi deri 50 për qind e të rinjve. Dhe kjo na ka shtyrë ta marrim këtë iniciativë dhe të krijojmë një biznes”, thekson Shala.
Por nuk do të ishte suksesi i njëjtë nëse “Baruti” do të ishte firmë kosovare.
„Ne jemi një firmë zvicerane, për shkak të reputacionit më lehtë është t’i lidhim kontratat me një firmë zvicerane se sa me një firmë kosovare”, arsyetohet afaristja e re.
21 klientë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria.
“Ky sukses nuk është i rastësishëm, ngase nuk është një firmë, po janë 21 firma me të cilat bashkëpunojmë dhe jemi një firmë e cila qind për qind financohet nga breda dhe është rritur në mënyrë organike nga kursimet dhe gjithmonë fitimin e kemi riinvestuar në biznes”, tregon Shala, duke bërë përpjekje para afaristëve të diasporës të thyejë paragjykimet se në Kosovë janë problem njerëzit.
“Shumë herë e kam dëgjuar një paragjykim se si mud të punoni me këta njerëz? Thjesht, po kam dëshirë të tregoj se nuk është çështje mentaliteti, por është çështje menaxhimi”, tregon nga përvoja e të bërit biznes Drenusha Shala.
“Nëse i trajton këta punëtorë me respekt dhe mirë, kjo do të kthehet dhe kjo më është vërtetuar me lojalitetin e punëtorëve të mi”, thotë më tutje ajo.
Por, për të arritur suksesin e Drenushës punëtorët duhet të paguhen mbi mesataren e nivelit të pagave në Kosovë.
Jo vetëm kaq, duhet të avancohen në pozita. “Ne investojmë në potencialin e tyre, dhe thjesht i trajtojmë me një respekt të madh”, thekson drejtoresha e “Barutit”, Drenusha Shala.
Ajo ka folur edhe për sfidat dhe barrierat që ka kaluar “Baruti” në këto 3 vjet të funksionimit në Kosovë.
Fillimisht ata ishin ballafaquar me burokracinë e tepruar, sidomos për të siguruar informacione të nevojshme.
“Ne në fillim kemi dashur të informohemi se sa punëtorë kanë jetuar në Zvicër dhe Gjermani dhe janë kthyer në Kosovë. Këto të dhëna kanë munguar dhe është dashur t’i bëjmë analizat tona. Infrastruktura është një sfidë me të cilën vazhdojmë të ballafaqohemi edhe sot. Për të siguruar rrymën, ne është dashur të investojmë në inventor, ups dhe gjeneratorë, dhe të gjitha këto investime kapin shifren mbi 30 mijë euro. Pastaj për rrjetin, duhet të bashkëpunojë me 3 operatorë për të pasur rrjet të mirë dhe stabil”, tregon për vështirësitë që kalojnë bizneset në Kosovë, afaristja e re nga Zvicra.
Pastaj në Kosovë nuk ka ndonjë bazë të të dhënave, ndërsa sistemi i shkollimit në Kosovë nuk ua zhvillon atraktivitetin nxënësve.
“Ne kur intervistojmë kandidatë potencialë, kanë probleme me njohuritë bazike”, thekson Drenusha Shala, e cila sërish ka folur për përparësitë që kanë ndërmarrësit e diasporës për të investuar në Kosovë.
“Definitivisht është diferenca e pagave. Gjermania 1 – 11, Austria 1- 12 dhe Zvicra 1-20, që është dallim i madh dhe është një favor i madh, ngase ne mund të prodhojmë me rroga shumë të vogla dhe të bëjmë shitjen me çmim shumë të lartë në tregjet që e rrisin imazhin dhe proftin e firmës”, tha Drenusha Shala.
Pastaj si përparësi ka numëruar afërsinë gjeografike.
“Nga Austria, Gjermania dhe Zvicra për dy orë mbërrin në Kosovë. Këtë e kemi vërejtur edhe me klientë dhe nga ana e farësisë kulturore ndryshe është të bësh biznes me Kosovën dhe ndryshe me vendet aziatike”, tregon Drenusha Shala.
Sido që të jetë, “Baruti” ekziston që nga 2012-a në Kosovë dhe ka të punësuar mbi 100 punëtorë.
Presentation-SSF-Kosovo March 2015
Shkarko DokumentinMbeshtetja-Institucionale-Diaspora-Winterthur
Shkarko DokumentinBaruti_Präsentation_Diaspora Konferenz
Shkarko DokumentinE-Diaspora
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani Shqiptari Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani. Nga 1 marsi i vitit...
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20 vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat?