Bota
Premtimi nga Musk për 1 milion dollarë, kërkohet të hetohet në SHBA
Elon Musk, i renditur nga revista Forbes si personi më i pasur në botë, deri më tani ka siguruar të paktën 75 milionë dollarë për fushatën e Donald Trump
Guvernatori demokrat i Pensilvanisë Josh Shapiro, u bëri thirrje të dielën organeve të zbatimit të ligjit të hetojnë miliarderin Elon Musk lidhur me premtimin e tij bërë gjatë një tubimi në fundjavë pro-Trump, për të dhënë 1 milion dollarë çdo ditë deri në ditën e zgjedhjeve.
Të shtunën Musk i dha një çek prej 1 milion dollarësh një pjesëmarrësi në një takim elektoral në Harrisburg të Pensilvanisë, organizuar nga një komitetit i veprimit politik, krijuar nga ai vetë (America PAC), për të mbështetur republikanin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, raporton Zëri i Amerikës, transmeton albinfo.ch.
Shapiro tha për rrjetin televiziv të NBC-së se plani i Musk për t’u dhënë para votuesve të regjistruar në Pensilvani është “thellësisht shqetësues” dhe “është diçka që strukturat e zbatimit të ligjit duhet ta hetojnë”.
Pensilvania shihet si një nga shtetet e domosdoshme për t’u fituar, si nga Trump, ashtu edhe nga zonja Harris.
Komiteti i Musk po luan një rol të madh për mobilizimin dhe regjistrimin e votuesve në shtetet e fushëbetejës që mund të jenë vendimtare për fatin e zgjedhjeve. Po sipas agjencisë së lajmeve ‘Reuters’, ka shenja se ai po has në probleme në përmbushjen e qëllimeve të tij.
Personi që fitoi çekut të shtunën quhej John Dreher.
Të dielën, Musk i dorëzoi një çek të dytë prej 1 milion dollarësh një gruaje, gjatë një aktiviteti në Pittsburgh.
Musk premton t’i japë 1 milion dollarë çdo ditë dikujt që nënshkruan peticionin e tij në internet, ku shkruhet se: “Amendamenti i parë dhe i dytë i Kushtetutës garantojnë lirinë e shprehjes dhe të drejtën për të mbajtur armë. Duke nënshkruar më poshtë, premtoj mbështetjen time për të dy këto amendamente”.
Për t’u kualifikuar për të fituar 1 milion dollarë, nënshkruesit e peticionit duhet të jenë votues të regjistruar dhe të jetojnë në një nga shtatë shtetet: Arizona, Xheorgia, Miçigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvani dhe Viskonsin.
Por ekspertët kanë ngritur pikëpyetje nëse kjo iniciativë është e ligjshme ose jo.
Sipas ligjit, konsiderohet krim federal të paguash apo të shpërblesh njerëzit me qëllimin për t’i nxitur ata që të votojnë ose të regjistrohen për të votuar, një vepër kjo e dënueshme me burg.
Musk, i renditur nga revista Forbes si personi më i pasur në botë, deri më tani ka siguruar të paktën 75 milionë dollarë për fushatën e zotit Trump, duke e bërë komitetin një pjesë thelbësore të përpjekjes së ish-presidentit për të fituar Shtëpinë e Bardhë.
Sipërmarrësi ka mbështetur gjithnjë e më shumë kauzat republikane dhe këtë vit u bë një mbështetës i hapur i Trump.
Trump nga ana e tij ka thënë nëse zgjidhet, do ta emërojë Musk në krye të atij që e ka cilësuar si komisioni për efikasitet në qeverisje.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë Zviceranët do të votojnë për natyralizimin e lehtësuar. Action Quatre Quarts dorëzoi 135,000 nënshkrime në Kancelarinë...
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve