Bota
9 nga 10 personat me kancer të mushkërive, nga pirja e duhanit
Sot 75-80% e rasteve diagnostikohen në një fazë të avancuar
Nëntë nga 10 diagnoza të kancerit të mushkërive shkaktohen nga pirja e duhanit, shkruan adnkronos.it.
Një ves i keq që po përhapet gjithnjë e më shumë, sidomos te femrat, që korrespondon me një rritje progresive të vdekshmërisë nga kanceri i mushkërive në këtë segment të popullsisë.
Sot 75-80% e rasteve diagnostikohen në një fazë të avancuar, çka nënkupton ulje të mundësive për shërim, kosto të larta në nivel individual dhe social dhe një ndikim të rëndësishëm në qëndrueshmërinë e të gjithë shërbimeve sanitare.
Sipas Shoqatës Italiane e Onkologjisë (AIOM) vetëm rritja e çmimit të paketave të cigareve me 5 euro, mund të gjenerojë deri në 13,8 miliardë euro që do të ndahen menjëherë për financimin e Shërbimit Shëndetësor.
Vende si Franca kanë ndryshuar tashmë çmimin e shitjes, i cili sot është rreth 12 euro, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Kosto të larta ka vendosur edhe SHBA-ja, rreth 8 dollarë.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor