Kinema

Filmi bashkon gjenerata, e shkuara bashkohet me të tashmen

Për nder të 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, Swiss Albania Event, në bashkëpunim me Ambasadën së Republikës së Shqipërisë në Bernë, ju fton në një shfaqje të veçantë të filmit shqiptar “Tomka dhe shokët e tij”.

Ky film i paharruar, me titra në frëngjisht, na rikthen në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, duke pasqyruar trimërinë, solidaritetin dhe fuqinë e miqësisë ndërmjet fëmijëve gjatë një kohe të vështirë.

Një histori e mbushur me shpresë dhe sakrificë, ky film është një vlerë e çmuar e kulturës dhe kinematografisë shqiptare.

Mos e humbisni këtë mundësi të veçantë për të përjetuar një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore!

Data: 2 nëntor 2024

Ora: 18:00

Lokacioni: Rue Beau-Séjour 24, 1004 Lausanne

“Hyrja është falas”

Fëmijët lejohen nga mosha 10 vjeç.