Kosova
Starlink nis ofrimin e shërbimeve edhe në Kosovë
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje – ARKEP) më datë 18 tetor 2024 ka lëshuar autorizimin e përgjithshëm për kompaninë Starlink, një lider global për ofrimin e shërbimeve satelitore të qasjes në internet.
“Ky autorizim përfaqëson një hap të rëndësishëm për avancimin e infrastrukturës digjitale në vend dhe ofron mundësi të shumta për ofrimin e qasjes në internet në çdo lokacion të territoririt të Republikës së Kosovës. Në gjithë globin, Starlink u ka mundësuar komuniteteve në nevojë të kenë qasje në arsim, shërbime shëndetësore, të mundësojnë punën në distancë dhe të ofrojnë mbështetje kritike të komunikimit gjatë fatkeqësive natyrore ose raste të tjera të emergjencave kombëtare”, njofton ARKEP.
ARKEP shton tutje se hyrja e kësaj kompanie në tregun vendor do të sjellë përfitime për ekonominë dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës, duke krijuar mundësi të reja për inovacion.
E-Diaspora
-
Përmbyllet edicioni i dytë i festivalit “Suhareka na Bashkon” Shoqata “Sytë Kërkojnë Dritë” përmbylli me sukses edicionin e dytë të festivalit “Suhareka na Bashkon” ku...
-
80-vjetori i çlirimit të Shqipërisë, ambasada në Bernë njofton për aktivitetet kulturore
-
Takoi diasporën shqiptare në Vjenë, ministrit të Shqipërisë i kërkohet llogari nga një bashkatdhetare
-
Shqiptarët e Zvicrës: Nga shkatërrimi e deri tek Speak@ODA
-
Arrestohet në Itali 35-vjeçari shqiptar për këtë arsye
Jeta në Zvicër
-
Rritet përdorimi i Ritalinit në Zvicër Përdorimi i Ritalinit është në rritje në Zvicër. Ilaçi përdoret për të trajtuar çrregullimin e hiperaktivitetit...
-
Aeroporti i Cyrihut shpall orarin e ri të fluturimeve për këtë dimër
-
Rritet numri i fëmijëve të mbytur në Zvicër
-
Votimet kryesore zvicerane në nëntor: të drejtat e qiramarrësve dhe zgjerimi i autostradës
-
Zvicra do të vendosë gjoba më të larta dhe rregulla të reja për automjetet me zhurmë