Shqipëria

Arrestohet ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Ish-presidenti i Shqipërisë, njëherësh kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është arrestuar me urdhër të SPAK-ut.

Sipas raportimeve, ai po kthehej nga Kosova në momentin që u ndalua nga policia në kthesën e Kamzës, shkruan TCH.

Tutje bëhet e ditur se Meta është akuzuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish, transmeton albinfo.ch.

Deri më tani nuk ka njoftim nga zyrtar nga SPAK për akuzën zyrtare.