Lajme
Udhëheqësja e Pharmasuisse paralajmëron për mungesë masive të ilaçeve
Me afrimin e sezonit të ftohtë, mund të ketë më shumë mungesa në barnatore. Martine Ruggli nga shoqata e farmacistëve Pharmasuisse po bën thirrje për çmime më të larta për barnat më të lira.
“Ka një mungesë nga 700 deri në 1000 ilaçe. Situata është përkeqësuar prej disa vjetësh. Covid dhe lufta në Ukrainë luajnë një rol të rëndësishëm këtu. Në dimër, shumë njerëz sëmuren në të njëjtën kohë. Ndaj dhe mungesat e medikamenteve të kërkuara do të jenë masive këtë sezon”, ka thënë ajo për SRF.
Tutje ajo ka treguar që ka mungesë të shumë antibiotikëve, gjë që mund të bëhet një problem i madh për popullatën.
“Zinxhirët e furnizimit janë më të paqëndrueshëm dhe ilaçet mungojnë për periudha më të gjata kohore. Në të kaluarën kemi pasur mungesa afatshkurtra, por tani mungojnë për gjashtë muaj apo edhe dy vjet”, shtoi ajo.
Ajo tregon edhe arsyet për mungesat e herëpashershme.
“Po, kishte mungesë furnizimi për një të tretën e barnave që kushtonin më pak se 20 franga vitin e kaluar. Presioni mbi çmimet ishte në mbarë Evropën. Industria e zhvendosi prodhimin në Kinë dhe Indi. Kjo do të thoshte se këto barna ishin më shpesh në mungesë. Vetëm një për qind e ilaçeve të shtrenjta që kushtojnë më shumë se 2800 franga u prekën”, u shpreh Ruggli.
E-Diaspora
-
Takoi diasporën shqiptare në Vjenë, ministrit të Shqipërisë i kërkohet llogari nga një bashkatdhetare Një incident raportohet të ketë ndodhur në takimin që i dërguari i Partisë Socialiste për Diasporën,...
-
Shqiptarët e Zvicrës: Nga shkatërrimi e deri tek Speak@ODA
-
Arrestohet në Itali 35-vjeçari shqiptar për këtë arsye
-
Cyrih: Gërvalla sot do të mbajë takim me studentët e universiteteve të Zvicrës
-
Si do të votojnë shqiptarët në Amerikë?
Jeta në Zvicër
-
Rritet përdorimi i Ritalinit në Zvicër Përdorimi i Ritalinit është në rritje në Zvicër. Ilaçi përdoret për të trajtuar çrregullimin e hiperaktivitetit...
-
Aeroporti i Cyrihut shpall orarin e ri të fluturimeve për këtë dimër
-
Rritet numri i fëmijëve të mbytur në Zvicër
-
Votimet kryesore zvicerane në nëntor: të drejtat e qiramarrësve dhe zgjerimi i autostradës
-
Zvicra do të vendosë gjoba më të larta dhe rregulla të reja për automjetet me zhurmë