Kosova

Zyrtarët amerikanë pritet të takojnë Kurtin

Pas vizitës së paparalajmëruar në Beograd, dyshja e zyrtarëve të lartë amerikanë, Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme, Angelina Eichhorst, pritet të vizitojnë edhe Prishtinën.

Nga raportimet e mediave në Kosovë, të njëjtët pritet të takojnë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

O’Brien dhe Eichhorst të dielën qëndruan në Serbi, ku takuan presidentin serb, Aleksandar Vuciq.

“Kemi shkëmbyer mendime edhe për rolin e Serbisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë. Me bashkëbiseduesit u njoha në detaje për situatën në Kosovë dhe shpreha shqetësimin e thellë për sfidat me të cilat populli serb përballet çdo ditë. Theksova nevojën për një angazhim më të madh të SHBA-së në këtë çështje, pasi që një mbështetje më e fortë dhe pjesëmarrje më aktive e Shteteve të Bashkuara mund të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, tha Vuçiq.