Kosova
Lajçak: Tani është koha të zbatohet seriozisht Marrëveshja
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se tani është koha që marrëveshja mes palëve të zbatohet.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka njoftuar se është marrë me përgatitjet për takimin e 24 tetorit në Bruksel, teksa ka thënë se në takimin e fundit me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, kanë diskutuar për hapat e nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve.
“Ditët e fundit kanë qenë më së shumti për përgatitjen ndërsa jemi duke u përgatitur për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve më 24 tetor në Bruksel. Pata një vizitë produktive në Vjenë, ku u angazhova në një diskutim të thellë me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, rreth hapave të nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit. Është koha për të filluar zbatimin me zell. Një moment kryesor i javës së kaluar ishte pjesëmarrja në përvjetorin e Samitit të Procesit të Berlinit në Berlin me ftesë të kancelarit Scholz. Ishte një kujtesë e mirë se si ka evoluar qëndrimi i BE-së për zgjerimin gjatë dekadës së fundit. Sot, BE-ja është më e përgatitur se kurrë, por suksesi varet po aq nga angazhimi i Ballkanit Perëndimor për të trajtuar reformat e ashpra”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane Qytetarët zviceranë ndoshta do të duhet të votojnë përsëri për propozimet për të futur një identitet...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?