Futboll

Goli i Muriqit i sjell 3 pikë skuadrës së tij

Një gol i Vedad Muriqit në minutën e 76-të i ka dhënë tri pikët Mallorca në ndeshjen përballë Rayo Vallecanos.

Në minutën e 76-të, sulmuesi nga Kosova dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën vendase në “Estadi Mallorca Son Moix”.

Rikthim fantastik i Muriqit, pasi vjen nga një dëmtim që e la jashtë fushe për disa javë. Në këtë sezon, 30-vjeçari numëron dy gola me Mallorcan.

Në fushë ndërkohë te Vallecano ishte edhe Ivan Balliu, duke u aktivizuar si gjithmonë titullar.