Lajme
Musk premton nga një milion euro në ditë për këdo që nënshkruan këtë peticion
Miliarderi Elon Musk ka premtuar se do t’i dhurojë 1 milion dollarë çdo ditë deri në zgjedhjet e nëntorit dikujt që nënshkruan peticionin e tij në internet për të mbështetur Kushtetutën e SHBA-së.
Dhe ai nuk humbi kohë, duke i dhënë një çek prej 1 milion dollarësh një mbështetësi të Donald Trumpit në një tubim në Pensilvani.
Bëhet e ditur se fituesi ishte një burrë i quajtur John Dreher.
“Meqë ra fjala, John nuk e kishte idenë. Pra, gjithsesi, ju jeni të mirëpritur”, tha themeluesi i Tesla.
Paratë janë shembulli i fundit i Musk, i cili po përdor pasurinë e tij të jashtëzakonshme për të ndikuar në garën presidenciale të kontestuar ngushtë midis Trumpit dhe rivales së tij demokrate, Kamala Harris, shkruan Reuters.
Siç raportohet, miliarderi themeloi America PAC, një organizatë veprimi politik në mbështetje të fushatës presidenciale të Trumpit.
Grupi po ndihmon në mobilizimin dhe regjistrimin e votuesve në shtetet e fushëbetejës.
Sipas Musk, nëse Harris fiton, këto do të jenë “zgjedhjet e fundit”, pasi “SHBA-ja nuk do të ekzistojë më”.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Sharri’ organizon festë me rastin e 28 Nëntorit ...
-
Studentët shqiptarë në Diasporë, urë lidhjeje me atdheun
-
Përfaqësuesit e Albanian Engineering of Switzerland vizitojnë nga afër ndërtimin e stacionit hekurudhor në Bernë
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi performon në Vjenë
-
Erdhën nga Suedia në Kosovë për të zhvilluar tutje sportin e famshëm Golf
Jeta në Zvicër
-
Këto janë komunat më tërheqëse për të jetuar në Zvicër Kushdo që mendon të lëvizë, do të kërkojë një vend të ri për të jetuar bazuar...
-
Zvicra është pa dyshim më pak e sigurt se sa ishte disa vjet më parë
-
Zvicra grumbulloi ar me vlerë rreth 15 miliardë franga
-
Tryezë e rrumbullakët në Lozanë
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar në Zvicër: cilat janë sfidat, cilat janë zgjidhjet dhe cilat janë mundësitë?
-
Mbi 3 milionë njerëz erdhën në Zvicër nga viti 2002