Maqedonia
Maqedoni: Mbyllet kopshti zoologjik i Shkupit, dyshohet për prani virusi
Për shkak të dyshimeve për grip të shpendëve, kopshti zoologjik në Shkup është mbyllur që nga mëngjesi i sotëm. Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë janë duke kryer hetime dhe ende nuk kanë dhënë informacion zyrtar, raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut.
Më shumë detaje nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari konfirmuan se inspektorët janë duke bërë kontrolle. Deri më tani, nuk është dhënë asnjë këshillë nëse vizitorët duhet të bëjnë ndonjë kontroll mjekësor.
Nga ana tjetër, në një komunikatë nga Kopshti Zoologjik thonë se problemi është fiktiv dhe se inspektorët kanë hyrë në kopshtin zoologjik pa urdhër dhe kanë vrarë disa zogj. Nga aty njoftojnë edhe kallëzim penal ndaj drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe inspektorëve.
“Nga mëngjesi i sotëm, pa urdhër, vendim, apo dëshmi tjetër, inspektorët e AUV-së të shoqëruar nga persona me armë hynë në kopshtin zoologjik të Shkupit dhe masakruan zogjtë. Pa justifikim këta persona me urdhër të drejtorit të AUV-së dhe pa prova deri në këtë moment vranë disa dhjetëra zogj që shëtisnin lirshëm në kopshtin zoologjik. Fjala është për speciet dekorative të patave dhe rosave që jetojnë në parkun e qytetit, dhe kanë qasje natyral në kopshtin zoologjik nga parku i qytetit”, thonë nga kopshti zoologjik.
Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari nuk iu përgjigjën akuzave të Kopshtit Zoologjik. Ish-drejtori i kopshtit zoologjik, Gjorgi Galetanovski, ka konfirmuar se inspektorët janë në terren dhe ka treguar se personat që kanë qenë të pranishëm në kopshtin zoologjik sot në mëngjes janë evakuuar.
“Me sa di unë, ka inspektorë nga AUV, nga shëndetësia nuk e di nëse ka të pranishëm. Po punohet në terren, le të shpresojmë që të mos jetë gripi i shpendëve, por siç e kuptova, është bakter vdekjeprurës”, tha Gjorgji Galetanovski, ish-drejtor i Kopshtit Zoologjik.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra