Lajme
Italia në alarm të kuq nga moti i keq, shënon viktimën e parë
Italia është përfshirë në orët e fundit nga moti i keq, i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe përmbytje.
Një person humbi jetën në Bolonja, duke shënuar kështu dhe viktimën e parë nga moti i keq . Ai ishte 20 vjeç dhe po udhëtonte me makinë bashkë me të vëllanë, kur makina e tyre u pushtua nga uji që kishte vërshuar në zonë.
Në zonën e Emilia-Romanja në Cesenatico, në vetëm pak orë ranë 70 milimetra shi, duke shkaktuar krizë në qarkullimin rrugor, po edhe në atë hekurudhor.
Edhe në Katania rrugët u shndërruan në lumenj, duke rrezikuar dhe jetën e një gruaje, shkruan A2, përcjell albinfo.ch.
Ishulli Stromboli po ashtu është një nga zonat që po has vështirësi nga uji në rrugë, ndërkohë që autoritetet kanë nxjerrë shenjën e alarmit në 5 rajone.
Banorët u bllokuan brenda shtëpive të tyre dhe u desh ndërhyrja e Mbrojtjes Civile për evakuimin.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor