Lajme
Scholz në Turqi, takohet me Erdogan-in
Kancelari Scholz po qëndron për një vizitë në Turqi. Ka shumë për të folur mes kancelarit gjerman e presidentit turk – por edhe interesa të ndryshme. Temat kryesore janë lufta në Ukrainë, migracioni, situata në rajon.
E tensionuar dhe e rënduar apo me besim dhe e fortë? 100 vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Turqisë, është pothuajse e pamundur të përmblidhen kaq shkurt marrëdhëniet mes dy vendeve. Nëse e pyet studiuesin e shkencave politike, Jens Bastian, nga Qendra për Studime të Aplikuara Turke CATS, ai flet për “hijezime të shumta” që formësojnë marrëdhëniet gjermano-turke. “Nuk mund të përshkruhet marrëdhënia vetëm në nivelin e elitave qeveritare në Ankara dhe Berlin. Komuniteti turk në Gjermani është një faktor i rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe, qofshin ato politike, ekonomike, kulturore apo sportive”, analizon Bastian për DW.
Gjermania është konsideruar prej vitesh partneri më i rëndësishëm tregtar i Turqisë dhe investitori i huaj më i rëndësishëm në këtë vend. Më shumë se tre milionë njerëz me prejardhje turke jetojnë në Gjermani. “Shoqatat e biznesit dhe kompanitë individuale mbeten të angazhuara, shkëmbimi politik lokal në kuadër të partneriteteve të qytetit po funksionon”, thotë Bastian.
Tone pakënaqësie në nivelin më të lartë politik
Krejtësisht ndryshe është situata në nivel qeveritar. Hedhim vështrimin pas: Në fillim të korrikut 2024, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, u ul në tribunat e Kampionatit Evropian të Futbollit në Berlin për një mbrëmje. Kancelari Olaf Scholz nuk u duk. Kjo ndoshta edhe sepse qëndrimi i tij ishte pikërisht në kohën e një skandali diplomatik. Një lojtar i kombëtares turke tregoi “përshëndetjen e nacionalistëve turq” në fushë, simbolin identifikues të “lëvizjes Ülkücü”, lëvizje ekstremiste e krahut të djathtë. Krahu politik i lëvizjes, MHP, jo vetëm që ulet në parlamentin turk, por është gjithashtu një partner aleance i AKP-së së Presidentit Erdogan.
E-Diaspora
-
Elbenita Kajtazi dhe Ermonela Jaho në mesin e 10-të sopranove më të mira Sopranot më të mira që kanë bërë bujë në shfaqjet e tyre me profesionalizem...
-
Gjermani: Njoftim i rëndësishëm për votuesit nga diaspora
-
Vota e diasporës a do të jetë përcaktuese për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit?
-
Përfiton pa të drejtë 10.000 euro nga “sociali”: 15 muaj burg me kusht për kosovarin
-
Hapet edhe një pikë tjetër e shkollës shqipe në Londër
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër do të përfitojnë banorët nga fitimet rekord të bankës zvicerane? Pas lajmeve se banka qendrore e Zvicrës kishte një rekord të vitit 2024 për sa i...
-
Zvicra do të eksplorojë mënyrat për t’i bërë banorët e huaj të bëjnë shërbime kombëtare
-
Fitim dhe Boletin Hasani marrin nën pronësi Klubin e Schaffhausen
-
Çmimet e pronave zvicerane “u ftohën” në fund të vitit 2024
-
Trafiku i aeroportit të Gjenevës pothuajse është kthyer në nivelet para Covid