Futboll
Shaqiri flet për mundësinë e pensionimit te Bazeli
Xherdan Shaqiri ka karrierë të madhe si futbollist, përcjell albinfo.ch.
33-vjeçari ka fituar trofe në Zvicër, Gjermani e Angli, me Baselin, Bayern Munichun e Liverpoolin.
Bundesligën e Premier Leaguen e ka të fituar nga një herë, ndërsa dy herë ka triumfuar në Ligën e Kampionëve.
Tani është pjesë e Bazelit dhe synon të vazhdojë sukseset.
Shaqiri u pensionua nga Përfaqësuesja e Zvicrës muaj më parë, ndërsa është njëri prej lojtarëve me më së shumti paraqitje për helvetikët, me 125 ndeshje gjithsej.
Ai ndërpreu kontratën me skuadrën Chicago Fire të ligës MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndonëse ishte prej më të paguarve në gjithë ligën.
“Është e veçantë kur klubi i fëmijërisë troket në derë. Doja të kthehesha në qytetin tim. Mori kohë disa javë, por ne kontaktuam dhe vendimi u mor shpejtë”, ka shpjeguar Shaqiri në një intervistë dhënë për emisionin “Heimspiel”, shkruan të premten “Blueëin.ch”.
Kur transferimi u finalizua, emocionet ishin të jashtëzakonshme, tregon ai.
“Mendimi im i parë ishte se tani të gjithë që më kanë parë duke u rritur në atë skuadër, mund të më shoh sërish në stadium”.
Qëkur u kthye te Baseli, pritshmëritë ishin të mëdha, por ai ende nuk ka bindur shumë me paraqitje. Por Shaqiri e bën të qartë se i duhet edhe pak kohë. Ai e ka ditur se në Superligën e Zvicrës nuk është lehtë të luash pasi konkurrenca është e madhe. “Natyrisht se ishte një hap i guximshëm, por unë jam lojtar i guximshëm, gjithmonë kam qenë”, thotë ai.
Shaqiri është kthyer te Baseli, për ta kthyer skuadrën në rrugën e duhur.
“Ne qartë se kemi nevojë për pak më shumë kohë. Unë nuk kam nënshkruar për një vit, por për tri edicione”, shpjegon Shaqiri, që e ka një synim të qartë.
“E shoh veten si një copëz që i ka munguar klubit për t’u kthyer aty ku e ka vendin. Lartë në majë. Padyshim se dua të fitojë trofe në këto tre vjet. Ky është synimi im i madh”.
Ai ende e ndien euforinë e tifozëve. Fëmijët trokasin në derën e tij dhe kërkojnë autograf.
“Qëkur u ktheva te Baseli, atmosfera ka ndryshuar jo vetëm në stadium, por edhe në qytet. Mund ta shoh këtë edhe te futbollistët e rinj, të cilët dëgjojnë kur unë them diçka. Ata po ashtu më pyesin për çdo gjë kur kanë nevojë dhe unë i ndihmoj ata me këshilla”.
Shaqiri ishte i befasuar kur u pyet nëse do ta mbyllte karrierën e ndritshme si futbollist, te Baseli në Zvicër.
“Këtë ende nuk e kam menduar. Ende ndihem shumë mirë dhe i freskët. A mund të vazhdojë rrugëtimi edhe pas tre vjetësh te Baseli? Nuk dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodh në futboll”, ka thënë 33-vjeçari.
“Doja të kthehesha në shtëpi, në Basel, dhe jam shumë i lumtur që mund ta shoh shoqërinë dhe familjen time çdo ditë”.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha