Zhvillim
Jahjaga porosit diasporën: “Sot, heroizmi juaj është investimi në Kosovë”
Kanë filluar në Winterthur punimet e konferencës për mbështetjen institucionale të ndërmarrësve nga diaspora për investime në Kosovë. Në këtë konferencë marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ministrja e tregtisë dhe industrisë, Hykmete Bajrami dhe ministri i diasporës, Valon Murati.
Të pranishmit në emrin e organizatorit i ka përshëndetur Kujtim Dobruna, shef i Ecix me seli në Vjenë,organizatë që promovon në botën gjermanishtfolëse investimet në Kosovë. Ai ka folur për kuadrin e ri në të cilin po mbahet kjo konferencë, gjegjësisht programin “Kosme” i cili merr në konsideratë nevojat urgjente për investime në Kosovë, jetike për shtetin e ri.
Në emrin e Drejtorisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Zvicrës (DEZA) ka folur shefja e sektorit për lindjen, Elisabeth von Kappeler. Ajo ka radhitur asyet t për të cilat kjo organizatë ashtu si dhe vetë shteti i Zvicrës është kaq e angazhuar në Kosovë. Një sërë projektesh të realizuara në Kosovë, kryesisht në infrastrukturë, janë vepër e DEZA-s në koordinim me organizata tjera zvicerane dhe ndërkombëtare. Kështu, Zvicra hyn në mesin e 4 shteteve që kanë investuar më së shumti në Kosovë.
Më tutja Kappeler ka vënë theksin ne problemet që Kosova duhet t`iu adresohet sidomos korrupsioni dhe krimi i organizuar. Është detyrë imediate institucioneve që të luftojnë këto dukuri dhe për t`i hapur perspektiva të zhvillimit vendit të tyre.
Ndërsa në fjalën e saj presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka folur për marrëdhëinet e ngushta me Zvicrën, marrëdhënie që kanë bazën në diasporën e madhe kosovare në këtë vend. Ajo ka përmendur pritjen e përzemërt të presidentes së Zvicrës Simonetta Sommaruga në Bernë si reflektim i raporteve miqësore në mes të dy vendeve.
Jahjaga ka pe¨rkujtuar sejeta në Kosovë varet në masë të madhe nga diaspora në përgjithësi dhe ajo e Zvicrës në veçanti. Ajo ka thënë se është evetüedishme se diasporës shpeshherë i është premtuar shumëçka por rrallë “i është dalë në fjalë”. Por megjithatë, ka theksuar ajo me aktivietet e qeverisë së re i është dhënë më shumë prioritet krijimit të kushteve për ngritjen e nivelit të investimeve nga diaspora. “Nëse dikur ishte patriotizëm pjesëmarrja ne lufte, Sot patriotizëm është të investohet në Kosovë”, ka thënë veç tjerash Jahjaga.
Konferenca ka vazhduar punimet me një Panel ku për investimet në Kosovë kanë bashkëbiseduar ministrja Hykmete Bajrami dhe ministri Valon Murati nën moderimin e Kujtim Dobrunës.
Në emrin e bashkorganizatorit, platformës albinfo.ch, një prezantim e ka bërë drejtori i kësaj platforme, dr. Bashkim Iseni.
Ai ka shpalosur veprimtarinë e shumënduarshme të albinfo.ch, e cila përveç në fushë të informimit shtrihet edhe në nxitjen e bashkëpunimit për zhvillim në raportin diasporë-vende të prejardhjes. Në këtë kontekst ai ka përmendur aktivitetet që albinfo.ch deri më tash ka zhvilluar si urë lidhëse në mes të shqiptarëve të diasporës dhe Kosovës, gjegjësisht vendeve ku jetojnë shqiptarët në Ballkan.
Hamëz Morina ka folur në emrin e programit për promovimin e Kosovës (Kosme) ndërsa Andreas Ragaz në emrin e Financecontact, Zürich. Një përvojë të suksesshme të investimit nga Diaspora në Kosovë e ka shpalosur Drenusha Shala në emrin e Baruti GmbH.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut