Kosova
Kurti takohet me ministrin për Evropë të Francës, flasin për procesin e integrimit evropian të Kosovës
Bëhet e ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad, para nisjes së Forumit Ekonomik të Kosovës në Paris, përcjell albinfo.ch.
Kurti e Haddad folën mbi thellimin e bashkëpunimit të të dyja vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike, në kuadër edhe të Forumit, i cili do të mbahet sot.
“U trajtua edhe rrugëtimi i procesit të integrimit evropian të Kosovës. Në fokus ishin dhe çështjet rajonale, me theks në bashkëpunimin rajonal”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Bëhet e ditur se pjesë e këtij takimi ishte edhe i dërguari special i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trocaz, teksa Kurti e falënderoi Haddadin për mbështetjen ndaj Kosovës.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha