Kosova

Arrestohet në Mitrovicë i kërkuari me urdhërarrest nga Gjermania

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten ka arrestuar një të dyshuar për vrasje dhe grabitje, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Gjermania, përcjell albinfo.ch.

“Policia  e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësisë elite FIT, sonte më 17.10.2024, në orët e mbrëmjes në Mitrovicë ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga shteti gjerman, nën dyshimin e kryerjes se veprave penale, ‘vrasje’ dhe ‘grabitje’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar për krime të renda i dyshuari, me iniciale G. V., i liundur në vitin 1997 thuhet se është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedura tjera të parapara për raste të tilla.