Lajme

Piktori Haxhi Fejzullahi hap ekspozitë personale në Graz

Ekspozita „Art Exhibition“ do të hapet të shtunën, në orën 16:00, dhe do të qëndrojë deri më 16.11.2024

Artisti i njohur shqiptar nga komuna e Skenderajt, me qëndrim prej shumë vitesh në Austri, Haxhi Fejzullahi, hap nesër (e shtunë, më 19.10.2024) ekspozitën e tij personale me titull „Art Exhibition“ në Strassgang Kulturzentrum, në Graz.

Ekspozita hapet në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike të përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Steiermark.

Ekspozita „Art Exhibition“ do të hapet të shtunën, në orën 16:00 dhe do të qëndrojë deri më datën 16.11.2024, shkruan albinfo.at.

Piktori Haxhi Fejzullahi është një shembull i mirë se mërgata shqiptare në Austri po hyn ngadalë, por sigurt, në jetën kulturore dhe shoqërore të vendit ku jeton.

Artisti Fejzullahi është i njohur për pikturat e tij, kryesisht me motive kombëtare dhe portrete të  figurave të njohura të kombit shqiptar, por dhe atyre austriakë.

Foto: Karl Mayer