Lajme

Ferrari vjen me makinë të superfuqishme, prodhon vetëm 799 ekzemplarë

Quhet F80 dhe është supermakina e re Ferrari. Një emër që është vendosur për nder të historisë së markës italiane, që do të mbushë 80 vjeç në vitin 2027, dhe që të sjell menjëherë në mendje makinat F40 dhe F50.

Makina e re është trashëgimtare e LaFerrari Aperta dhe është gjithashtu makina më e fuqishme e rrugës që ka dalë ndonjëherë nga portat e Maranellos.

1200 kuaj fuqi në total falë motorit hibrid V6. Nga 0 në 100 km/h Ferrari F80 do të arrijë në vetëm 2,15 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 350 km/h. Një makinë që është e destinuar të bëhet ikonë, nga e cila do të prodhohen vetëm 799 ekzemplarë.