Kosova

Kosovë: Arrestohet një person që kërkohej nga Gjermania

Një 27-vjeçar është arrestuar sot në Mitrovicë, i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar nga shteti gjerman.

I arrestuari dyshohet se ka kryer dy vepra penale – vrasje, dhe – grabitje. Ai u arrestua nga njësiti FAST Kosova, me mbështetje të Njësisë Speciale Intervenuese.

“Me urdhër të Prokurorit Kujdestar për Krime të Rënda i dyshuari tanimë i arrestuar, me iniciale G.V., viti i lindjes 1997 dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedura tjera të parapara për raste të tilla” – njkfton Policia e Kosovës.