Lajme
Konfirmohet vdekja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, ka konfirmuar se ka vdekur lideri i Hamasit, Yahya Sinwar.
Më herët, ushtria izraelite tha se po kontrollonte mundësinë që ai të ishte vrarë, ku janë kryer testet e ADN-së, shkruan skynews, përcjell Albinfo.ch.
Katz tha në një deklaratë se “vrasësi masiv Yahya Sinwar, i cili ishte përgjegjës për masakrën dhe mizoritë e 7 tetorit, u vra sot nga ushtarët e IDF-së”.
Ai e quajti vdekjen e liderit të Hamasit një “arritje të madhe ushtarake dhe morale për Izraelin”.
“Eleminimi i Sinwarit krijon një mundësi për lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe një ndryshim të mundshëm që mund të çojë në një realitet të ri në Gaza – pa Hamasin dhe pa kontrollin iranian”, pohoi ministri.
Të dhënat dentare ndihmuan Izraelin të identifikonte trupin e liderit të vrarë të Hamasit, Yahya Sinwar, tha një zyrtar amerikan dhe ish-zyrtar i njohur me këtë çështje, përveç biometrikeve të tjera.
Sinwari ishte një prej arkitektëve kryesorë të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, sulm që nxiti luftën në Gazë.
Ai u zgjodh udhëheqës i grupit pas vrasjes së Ismael Haniyehut në korrik, në një sulm të dyshuar izraelit në kryeqytetin iranian, Teheran.
Para se të merrte udhëheqjen e Hamasit, Sinwar kishte drejtuar krahun e armatosur të grupit.
Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau afër 1.200 persona – shumica civilë – në jug të Izraelit dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.
Përderisa Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për disa nga vdekjet e zyrtarëve të lartë të Hamasit, ka pranuar se ka vrarë disa zyrtarë, përfshirë Saleh al-Arouriand Mohammed Deif, komandantin ushtarak të Hamasit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë