Lajme

Zvicër: Nga e shtuna mund të skijoni në këto lokacione

Aktualisht në Zvicër vija e borës është mbi 3700 metra dhe pritet të bie gjatë javës, sipas parashikimeve të meteorologëve.

Përkundër kësaj, skijimi është i mundur këtë fundjavë.

Siç njoftojnë përgjegjësit për zonën e skive Diavolezza në Engadine të Epërme, të shtunën do të hapen pistat e para të rregulluara rishtazi.

Zona e skive në 2978 metra mbi nivelin e detit po pret gjithashtu një ngjarje të madhe këtë vit, Kampionati Botëror Ski Freestyle që do të zhvillohet në rajon nga 17 deri më 30 mars 2025./20minuten