Kosova
Kurti: Gjenerali Jackson ka hyrë në historinë moderne të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se gjenerali i NATO-s, Mike Jackson, ka hyrë përgjithmonë në historinë moderne të Kosovës, duke u shprehur se populli dhe shteti i Kosovës do t’i përkujtojnë miqtë dhe përkrahësit “në rrugën e pafundme të historisë së lirisë dhe të shtetndërtimit”.
Duke shprehur ngushëllime për vdekjen e tij, Kurti është shprehur se gjenerali ia kishte përkushtuar jetën ushtrisë, duke thënë se shëndeti s’e la të vinte në Kosovë në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
“Shëndeti nuk e la të vinte në Kosovë dhe të na bashkohej në shënimet e 25-vjetorit të çlirimit të vendit tonë, por Gjeneral Michael Jackson ka hyrë përgjithmonë në historinë moderne të Kosovës. Në moshën 80 vjeçare, të martën e 15 tetorit 2024, gjenerali britanik Mike Jackson vdiq i sëmurë nga kanceri në prostatë. Mike Jackson ishte njeriu që në emër të trupave të NATO-s e nënshkroi Marrëveshjen Teknike Ushtarake në Kumanovë më 9 qershor 1999, e cila i dha fund luftës në Kosovë duke shënuar kapitullimin e Ushtrisë së Jugosllavisë dhe Policisë së Serbisë. Gjeneral Jackson ishte komandanti i parë i trupave ushtarake të misionit të KFOR-it, duke qenë kështu në krye të fazës finale të çlirimit të Kosovës, në qershor të vitit 1999. Jeta dhe karriera e Mike Jacksonit, ishte një jetë e përkushtuar prej ushtaraku, ashtu siç sugjeron edhe vet ai te libri autobiografik i tij, i titulluar thjesht ‘Ushtar’. Populli dhe shteti i Kosovës, i kujtojnë miqtë dhe përkrahësit e tyre, në rrugën e pafundme të historisë së lirisë dhe të shtetndërtimit”, ka deklaruar ai.
Gjeneralin Jackson e ka kujtuar edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se ai ishte lider pragmatik, ushtarak dhe mik i madh i Kosovës.
“Për mua ka qenë një nder i veçantë që të bashkëpunoj me të gjatë procesit të shtetndërtimit të Kosovës, dhe nga ky bashkëpunim lindi një miqësi e sinqertë. Kontributi i tij për Kosovën është i pazëvendësueshëm dhe do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë, me mirënjohje të përhershme”, ka thënë Haradinaj në Facebook.
E-Diaspora
-
Punon 3 vjet në Zvicër me ID italian që i ka kushtuar 10.000 euro: Dënohet kosovari Një kosovar jeton dhe punon për tre vjet në Zvicër me letërnjoftim fals italian. Tani ai...
-
TË FALA NGA PRISHTINA! Kinemaja kosovare në Berlin
-
Donika Hoxha, konkurrente e fortë në “Deutschland sucht den Superstar”
-
Derbaci shënon dy gola për Zvicrën U19
-
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Gjenevës zgjedh Komitetin e ri
Jeta në Zvicër
-
Punon 3 vjet në Zvicër me ID italian që i ka kushtuar 10.000 euro: Dënohet kosovari Një kosovar jeton dhe punon për tre vjet në Zvicër me letërnjoftim fals italian. Tani ai...
-
Zvicër: Regjimi i ri i taksave për punëtorët ndërkufitarë në distancë fillon nga viti i ardhshëm
-
Valais diskuton për çështjen e përmbytjeve të shkaktuara gjatë verës nga Rhône
-
Zvicër: Nga e shtuna mund të skijoni në këto lokacione
-
Behrami për Xhakën: Nuk duhet t’i bëjë këto gabime