Shqipëria

Mbërrin në Shqipëri anija e parë me emigrantë nga Italia

Anija Libra e Marinës ka mbërritur në Shqipëri të mërkurën për të sjellë emigrantët e parë nga Italia. Në bord ishin 16 emigrantë, përcjell albinfo.ch.

Anija u ankorua në portin e Shëngjinit pasi u nis para dy ditësh nga ishulli sicilian i Lampedusas.

Në bord ishin emigrantë nga Bangladeshi dhe Egjipti, të cilët do të vendosen në kampet e ndërtuara në Gjadër – disa kilometra larg portit. 

Marrëveshja e vitit 2023 me Shqipërinë parashikon që migrantët e parregullt që arrijnë në Itali, të dërgohen me anije në Shëngjin, ku do të identifikohen dhe shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.