Opinione
Emrush Shkodra për listat e deputetëve për rajonin e Gjilanit
Shumica nga këta deputetë nuk do të kenë as fytyrë të dalin dhe të kërkojnë votat e qytetarëve, apo edhe nëse mbyllin sytë duke kërkuar takimet me qytetarë, besoj se këta nuk do të gjejnë rehati në shoqëri
Opinionisti mr. Emrush Shkodra mendon se listat për deputetë të subjekteve politike nga rajoni i Gjilanit duhet të ndryshojnë.
Bazuar në mendimet e qytetarëve të rajonit të Anamoravës, ata pohojnë se nuk janë të kënaqur me punën e Kuvendit të Kosovës, rrjedhimisht as me deputetët e Gjilanit të të gjitha subjekteve politike.
Në mënyrë specifike tregon se kjo legjislaturë nuk ka qenë në nivelin e pritur, e rrjedhimisht as në nivelin e duhur.
Prandaj, me të drejtë qytetarët besojnë dhe shpresojnë se këta deputetë që ishin pjesë e kësaj legjislature në këtë Kuvend nuk meritojnë të kenë edhe një mundësi të dytë si deputetë.
Thjesht, përtej kësaj, subjektet e caktuara politike do të duhej të mendonin mirë para së të përpilojnë listat duke nxjerrë emrat e deputetëve që do të gjendet përballë qytetarëve.
Shumica nga këta deputetë nuk do të kenë as fytyrë që të dalin dhe të kërkojnë votat e qytetarëve, apo edhe nëse mbyllin sytë, duke kërkuar takimet me qytetarë, besoj se këta nuk do të gjejnë rehati në shoqëri.
Mendohet se është një prej legjislaturave më të dobëta që kishte Kosova, është pikërisht kjo e tashmja, në të gjitha aspektet, e posaçërisht nga përgatitja superiore (intelektuale) e deputetëve.
Plotësisht, fitorja e një subjekti të caktuar politik do të varet nga lista e deputetëve që do t’ua prezantojnë qytetarëve!
Atëherë, cila është logjika nëse mendohet në fitore apo rritje të përqindjes në zgjedhje dhe të mos filtrohet lista për deputetë dhe njëkohësisht të përtërihet me individë dhe profesionistë të rinj.
E-Diaspora
-
Punon 3 vjet në Zvicër me ID italian që i ka kushtuar 10.000 euro: Dënohet kosovari Një kosovar jeton dhe punon për tre vjet në Zvicër me letërnjoftim fals italian. Tani ai...
-
TË FALA NGA PRISHTINA! Kinemaja kosovare në Berlin
-
Donika Hoxha, konkurrente e fortë në “Deutschland sucht den Superstar”
-
Derbaci shënon dy gola për Zvicrën U19
-
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Gjenevës zgjedh Komitetin e ri
Jeta në Zvicër
-
Punon 3 vjet në Zvicër me ID italian që i ka kushtuar 10.000 euro: Dënohet kosovari Një kosovar jeton dhe punon për tre vjet në Zvicër me letërnjoftim fals italian. Tani ai...
-
Zvicër: Regjimi i ri i taksave për punëtorët ndërkufitarë në distancë fillon nga viti i ardhshëm
-
Valais diskuton për çështjen e përmbytjeve të shkaktuara gjatë verës nga Rhône
-
Zvicër: Nga e shtuna mund të skijoni në këto lokacione
-
Behrami për Xhakën: Nuk duhet t’i bëjë këto gabime