Kosova
Kurti për viktimat e dhunës seksuale: Përkundër traumave të pashlyeshme, treguan forcë për ndërtimin e një jete të re
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës (QKRMT) tha se përkundër traumave të pashlyeshme, të mbijetuarat e dhunës seksuale kanë treguar forcë të jashtëzakonshme për të ndërtuar një jetë të re, përcjell albinfo.ch.
Gjatë fjalës së tij, Kurti u shpreh se beson që e ardhmja, e cila po ndërtohet, do të jetë më e mirë.
“Për këto 25 vjet ishte jetik roli i organizatave të shoqërisë civile, veçanërisht ato të udhëhequra nga gratë, mbrojtja e të drejtave të njeriut është mision humanitar që kërkon përkushtim, guxim dhe empati. Përkundër traumave të pashlyeshme, të mbijetuarat kanë treguar forcë të jashtëzakonshme për të ndërtuar një jetë të re. Mirënjohje për to. Si shtet e shoqëri po ecim përpara, teksa po punojmë për ballafaqimin me të kaluarën, me përkushtimin tonë për të luftuar padrejtësitë. Me këtë qëllim kemi miratuar për herë të parë strategjinë për drejtësi tranzicionale. E ardhmja që po ndërtojmë do të jetë më e mirë. Gëzuar 25-vjetorin”, u shpreh kryeministri.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqata “ILIRËT” do të prezantohet me këngë e valle shqiptare në qytetin Gland Si çdo vit, edhe këtë nëntor do të mbahet festa shumëkulturore e qytetit Gland, të shtunën,...
-
Kosovari nga Austria po voziste një veturë të vjedhur para 11 vjetëve
-
Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë
-
“Siparantum” valëvit flamurin e Kosovës në Spanjë, krahas 32 shteteve
-
Arrestohet shqiptari nga Gjermania për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e larta i pengojnë njerëzit të ndryshojnë apartamentet Edhe pse popullsia zvicerane po rritet me shpejtësi, numri i njerëzve që lëvizin është ulur ndjeshëm...
-
Gjashtë lajmet që “përmblodhën” Zvicrën këtë javë
-
Sa i rëndësishëm është për Zvicrën fituesi i zgjedhjeve në SHBA?
-
Aeroplani zviceran u detyra të bëjë ulje të paplanifikuar, kjo është arsyeja
-
Eurovision Song Contest në Bazel: EDU dorëzon referendumin