Futboll
Gjoba të majme për Shqipërinë, UEFA dênon FSHF-në me mbi 41 mijë euro
Dy ndeshjet e shtatorit të luajtur në “Epet Arena” dhe “Air Albania” nga djemtë kuqezi, do t’i kushtojnë Federatës Shqiptare të Futbollit 41.250 euro.
Kjo është gjoba e majme që Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur për FSHF, për shkak të incidenteve të shkaktuara nga tifozët shqiptarë në ndeshjet Ukrainë – Shqipëri dhe Shqipëri – Gjeorgji.
Vendimet për ndeshjen Shqipëri–Gjeorgji:
1. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 18.000 euro për bllokimin e shkallëve të stadiumit ‘Air Albania’.
2. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 4.750 euro për hedhjen e sendeve në fushë
3. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12.500 euro për fishkëllimin e himnit gjeorgjian.
Vendimet për ndeshjen Ukrainë-Shqipëri:
1. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 6000 euro për pushtimin e fushës.
2. Të mbyllë procedurat disiplinore karshi Federatës, lidhur me dyshimet se ndeshja nisi me vonesë për shkak të FSHF-së/A2
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?