Futboll

Zvicra nderon Xherdan Shaqirin

Para ndeshjes ndaj Danimarkës është nderuar ylli shqiptar i futbollit

Zvicra e ka nderuar Xherdan Shaqirin para ndeshjes ndaj Danimarkës në St.Gallen, shkruan albinfo.ch.

Shaqiri kishte 125 ndeshje me Natin, duke luajtur në shtatë Kampionate Evropiane dhe Botërore.

Ai shënoi 32 gola dhe bëri 34 asistime, duke qenë njëri nga lojtarët më të mirë të Zvicrës në histori dhe në dekadën e fundit.

Gjithashtu u nderuan edhe portieri Yann Sommer dhe Fabian Schar.