Kosova
Sarrazin: Nuk do të ndryshojmë qëndrimin ndaj Dodikut që bllokon lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në Bosnjë
Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se evropianët nuk do të ndryshojnë qëndrim sa i përket sanksioneve ndaj Milorad Dodikut, kryetarit të Republika Sërpskas në Bosnjë-Hercegovinë, për bllokimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në BeH.
Në një diskutim online me gazetarët, Sarrazin pas samitit u shpreh se Gjermania ka bërë përpjekje për t’i bindur përfaqësuesit e entitetit të Republikës Serbe ta tërheqin veton nacionale.
“E kemi bërë të qartë se kjo për neve është e domosdoshme dhe po ashtu Komisioni Evropian dhe partnerët tjerë evropianë kanë bërë përpjekje për ta finalizuar këtë. Por po ashtu ua kemi bërë të qartë se nuk do të japim karamele për këtë, nuk do të paguajmë, nuk do të ndryshojmë qëndrim sa i përket sanksioneve të Dodikut, sepse kjo ka të bëjë me përfitimet e qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës. Mendoj se çdo qytetar në Kosovë e kupton se nuk do t’i japim karamele Dodikut për të kryer këtë. Është pozitive dhe lëvizje e mirë nga Qeveria e Kosovës që t’i lejojë qytetarët e Bosnjës të lëvizin lirshëm në Kosovë. Ky është shpirti që promovon Procesi i Berlinit dhe shpresoj që përfaqësuesit e entitetit të Republikës Serbe të pajtohen rreth atyre që promovon Procesi i Berlinit”, u shpreh ai.
Sarrazini u shpreh se arritjet e Samitit të një dite më parë janë domethënëse. Në to përfshihet plani i ri i veprimeve për tregun e përbashkët rajonal.
Në kuadër të Procesit të Berlinit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se Kosova do ta zbatojë njëanshëm marrëveshjen për lëvizje pa viza të shtetasve të Bosnjës. Por marrëveshje e arritur më herët nuk po respektohet nga Bosnjë-Hercegovina.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?