Kosova
Osmani uron Shqipërinë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shqipërinë për arritjen e një përparimi të rëndësishëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përcjell albinfo.ch.
Ajo theksoi se hapja e kapitujve të anëtarësimit e afron Shqipërinë më shumë me një të ardhme më të ndritur dhe më të begatë për të gjithë qytetarët e saj.
Në një postim në “X”, Osmani deklaroi: “Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera demokratike në rajonin tonë duhet të vazhdojnë avancimin në rrugën e BE-së, e cila është thelbësore për të siguruar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm — jo vetëm për rajonin, por për gjithë Evropën”.
Shqipëria ka hapur kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian më 15 tetor.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e përbashkët me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, në Luksemburg, e vlerësoi si historik këtë moment.
E-Diaspora
-
Pas Gjermanisë, Kurti takon mërgatën në Francë Pas Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takojë mërgatën në Francë, përcjell albinfo.ch. Lajmi...
-
Ekspozitë e autorit Alan Chin me fotografi nga lufta e Kosovës
-
Shpërndahen tekstet mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e diasporës në Hamburg dhe Schleswig Holstein
-
Gjermania do ta zgjidhë problemin e regjistrimit të kosovarëve si shtetas të Serbisë
-
Frankfurt, hapet panairi i librit, i pranishëm edhe shteti i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Nestlé ul objektivin e rritjes mes kërkesës së dobët të konsumatorëve Nestlé regjistroi rritje më të ngadaltë sesa pritej në nëntë muajt e parë të vitit 2024,...
-
Lucern: Ylefete Fanaj pret në takim ambasadorin Latifi
-
Bisedimet me BE-në po shkojnë mirë, por ka disa pika të jashtëzakonshme
-
Partia kundër mbajtjes së Eurovizionit në Zvicër
-
Zvicër: Ligji i qirasë votohet më vonë këtë muaj