Kosova
Tjetër provokim në kufi nga Serbia, policia e Kosovës publikon pamje të automjetit të xhandarmërisë
Serbia ka shkelur marrëveshjen me Kosovën për menaxhimin e integruar të kufirit, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës, duke publikuar pamjet nga vija kufitare e Merdarit, ku është parë një automjet me targa serbe, i dyshuar, i xhandarmërisë. Sipas policisë së Kosovës, në automjet ndodheshin katër persona, pjesëtarë të xhandarmërisë.
Në njoftim thuhet se këto veprime kanë për qëllim provokimin apo krijimin e ndonjë incidenti ndërshtetëror.
“Policia e Kosovës kërkon nga autoritetet ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit dhe respektimin reciprok të marrëveshjeve që ndërlidhen me menaxhimin e integruar kufitar dhe me sigurinë në përgjithësi”, tha policia e Kosovës.
Ky është denoncimi i dytë brenda javës për veprime provokuese nga ana e Serbisë. Pak ditë më parë kryeministri Kurti publikoi pamjet ku automjete dhe forca të ushtrisë serbe u panë fare pranë vijës ndarëse mes dy shteteve në komunën e Kamenicës.
Në përgjigje të denoncimit të kryeministrit, Serbia tha se forcat e ushtrisë ndodheshin pranë vijës kufitare për të penguar kontrabandimin e një ngarkese me dru.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqata “ILIRËT” do të prezantohet me këngë e valle shqiptare në qytetin Gland Si çdo vit, edhe këtë nëntor do të mbahet festa shumëkulturore e qytetit Gland, të shtunën,...
-
Kosovari nga Austria po voziste një veturë të vjedhur para 11 vjetëve
-
Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë
-
“Siparantum” valëvit flamurin e Kosovës në Spanjë, krahas 32 shteteve
-
Arrestohet shqiptari nga Gjermania për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e larta i pengojnë njerëzit të ndryshojnë apartamentet Edhe pse popullsia zvicerane po rritet me shpejtësi, numri i njerëzve që lëvizin është ulur ndjeshëm...
-
Gjashtë lajmet që “përmblodhën” Zvicrën këtë javë
-
Sa i rëndësishëm është për Zvicrën fituesi i zgjedhjeve në SHBA?
-
Aeroplani zviceran u detyra të bëjë ulje të paplanifikuar, kjo është arsyeja
-
Eurovision Song Contest në Bazel: EDU dorëzon referendumin