Futboll

Shqipëria në avantazh 1:0 ndaj Gjeorgjisë

Shqipëria po prin në lojën përballë Gjeorgjisë 1:0, një ndeshje që vlen për raundin e katërt në grupet e Ligës së Kombeve. Të dyja përfaqësueset vijnë pas humbjeve në sfidat e fundit, tri ditë më parë.

Ishte Kristjan Asllani i cili shënoi golin e avantazhit pas një pasimi të Bajramit nga e majta për Tucin dhe sulmuesi pason për Asllanin.

Silvinjo ka surprizuar në këtë sfidë pasi vjen me tre ndryshime nga ndeshja e fundit në Çeki. Mbrojtja është reparti më i prekur ku trajneri brazilian ka vendosur të ulë në stol Elseid Hysajn dhe Marash Kumbullën. Në sulm debuton për herë të parë Indrit Tuci. 24-vjeçari ka marrë vendin e Mirlind Dakut. Kapiten për këtë takim te kuqezinjtë është mbrojtësi Ismajli.