Shqipëria
Niset anija e parë me emigrantë nga Italia drejt Shqipërisë
Gazeta italiane “La Repubblica” shkruan se është nisur drejt Shqipërisë anija e parë nga Italia me emigrantë që do të vendosen në kampin e Gjadrit.
Refugjatët e hipur në anijen “Libra” të Marinës Italiane, të gjithë meshkuj, janë shpëtuar në det të hapur gjatë javëve të kaluara, njofton gazeta dhe në Shqipëri do të kontrollohet aplikimi i tyre për azil në Itali.
Ndërsa gratë dhe të miturit, apo personat e sëmurë, janë dërguar në Lampedusa.
Sipas gazetës italiane, personave në bord iu është bërë një kontroll paraprak, ndërsa në kampin e Gjadrit do t’i nënshtrohen një kontrolli më të thelluar për të verifikuar nëse do të përfitojnë apo jo azil në Itali.
Operacioni i nisur pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare është kundërshtuar nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, me argumentin se shtetet e origjinës së listuar si të sigurt nga Italia nuk përbëjnë shkak për të mohuar kërkesën për azil në rast se azilkërkuesi ka pësuar tortura apo trajtime çnjerëzore. Dhe nëse vendimi do të konfirmohet, atëherë, shkruan “La Repubblica”, numri i refugjatëve në Gjadër do të ishte shumë i vogël.
Ndërkohë, organizata joqeveritare “Sea Watch”, e njohur për kontributin e saj në shpëtimin e emigrantëve në det, ka kritikuar nismën e Melonit. “Qeveria e vetëshpallur patriote e Melonit po shpenzon miliona euro për të burgosur mijëra emigrantë në Shqipëri. “Paratë e taksapaguesve mund të ishin përdorur më mirë”, thuhet mes të tjerash në postim. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryeministres, e cila deklaron se ka marrë një mandat të qartë nga qytetarët italianë për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore.
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra