Kosova
Kurti takoi mërgatën edhe në qytetin e Këlnit
Pas takimeve të ditës së shtunës me diasporën në Mynih dhe Shtutgart, të dielën kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua edhe me bashkatdhetarët në qytetin e Këln-it.
Përgjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen ndaj mërgatës për kontributin e pandërprerë për vendin.
Diskutuan për rolin e mërgatës, arritjet e përbashkëta, sfidat dhe rrugën përpara për më shumë progres, mirëqenie e prosperitet në avancimin e shtetit tonë, për vlera shoqërore dhe zhvillimin e drejtë.
“Ne si shtet, si republikë dhe si histori, ju jemi thellësisht mirënjohës. Gjermania ka qenë shtëpia ku ju keni lulëzuar, duke e mbajtur gjallë frymën e atdheut dhe mbijetesën e kombit. Ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës. Jo vetëm në aspektin diplomatik dhe ekonomik, por edhe në atë ushtarak. Ne nderojmë Gjermaninë dhe ju nderojmë juve, për mënyrën sesi keni kontribuar në shoqërinë e saj, duke ruajtur njëkohësisht lidhjet e forta me atdheun tuaj”, u shpreh kryeministri.
Ai përmendi disa prej sukseseve gjatë mandatit tonë qeverisës ku janë dyfishuar eksportet e më shumë se dyfishuar investimet e huaja, gjersa kemi rritur buxhetin e shtetit e ulur borxhin publik. “Po ashtu kemi investuar në fusha kyçe si mbrojtja e siguria, arsimi e shëndetësia, bujqësia e teknologjia”, tha kryeministri.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti takoi bashkatdhetarë të shumtë në Shtutgart Në kuadër të qëndrimit në Gjermani, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren...
-
Madrid: 12 veçarja shqiptare në prag të përfaqësimit të Shqipërisë
-
Kurti e Gërvalla takohen me mërgimtarët në Gjermani
-
Nju-Jork: Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025”
-
Arti diplomatik i Shuk Oranit: Një iniciativë kulturore me strategji ndërkombëtare
Jeta në Zvicër
-
Lidhja e re A40 shkon një hap më tej Zgjerimi i diskutueshëm i autostradës në Francë është afruar një hap më afër. Lidhja e re...
-
27 kërcënime me bombë në Austri, arrestohet një zviceran
-
Komunat pranë aeroportit të Gjenevës kërkojnë rregulla më të rrepta të natës
-
Festivali i Filmit i Cyrihut vendos rekord të audiencës
-
Qyteti i Bernës dëshiron të jetë një punëdhënës me mundësi të barabarta