Shqipëria
Plazhet shqiptare me turistë edhe në tetor
Pushues të shumtë këtë të diel po marrin rreze dielli dhe po shijojnë bregdetin jonian
Fluksi i turistëve po e shoqëron bregdetin e jugut shqiptar edhe në mes të muajit tetor.
Favorizuar edhe nga temperaturat e larta në vend, qyteti i Sarandës vijon që të mirëpresë turistë, të cilët kanë zgjedhur që të shijojnë plazhet mahnitëse të qytetit.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka ndarë pamje nga bregdeti i Sarandës, ku pushues të shumtë këtë të diel po marrin rreze dielli dhe po shijojnë bregdetin jonian, transmeton albinfo.ch.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku njoftoi një ditë më parë (12 tetor) se në 9-mujorin e parë të vitit 2024 në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” u përpunuan 8 250 000 pasagjerë, ose 53.7% më shumë se një vit më parë, shkruan ATSH.
Në konferencën e organizuar në përmbylljen e sezonit turistik veror 2024, Balluku vlerësoi se flukset e turistëve ishin të paparashikueshme dhe kanë tejkakuar pritshmëritë e vendosura në fillim të vitit.
Balluku tha se parashikimet për numrin e pasagjerëve deri në fund të vitit janë 10.4 milionë pasagjerë, ndërsa shprehu bindjen se edhe kjo shifër do të tejkalohet.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut