Futboll
Dardanët duan fitoren e radhës ndaj Qipros
Kombëtarja do të zhvillojë nesër stërvitjen e fundit për këtë grumbullim, përpara se të përballet me Qipron të martën, në orën 20:45
Pas fitores së merituar ndaj Lituanisë në Kaunas, Kombëtarja e Kosovës u është rikthyer stërvitjeve. Në këtë seancë morën pjesë futbollistët që u aktivizuan si zëvendësues gjatë ndeshjes së djeshme dhe ata që nuk patën minuta në fushë.
Ndërkohë, futbollistët titullarë u përqendruan në rigjenerimin e tyre në hotel për të qenë në formën më të mirë për përballjen e radhës, shkruan FFK, transmeton albinfo.ch.
Stërvitja e sotme ishte mjaft e suksesshme, me një atmosferë pozitive dhe entuziazëm të dukshëm tek lojtarët, të cilët punuan me përkushtim dhe energji të lartë, të motivuar nga fitorja e fundit.
Përzgjedhësi Franco Foda, duke pasur parasysh numrin e kufizuar të futbollistëve në këtë seancë, punoi në disa aspekte të veçanta të lojës, për të përgatitur ekipin në mënyrën më optimale.
Kombëtarja do të zhvillojë nesër stërvitjen e fundit për këtë grumbullim, përpara se të përballet me Qipron të martën, në orën 20:45.
Pas stërvitjes, Florent Hadërgjonaj dhe Fisnik Asllani, të cilët u aktivizuan si zëvendësues në ndeshjen ndaj Lituanisë, ndanë mendimet e tyre rreth paraqitjes së ekipit në Kaunas, por edhe për pritjet e tyre në ndeshjen e ardhshme. Të dy lojtarët shprehën besimin e plotë për një tjetër fitore, duke nënvizuar se ekipi është i gatshëm dhe i motivuar për të siguruar tri pikë të tjera ndaj Qipros.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur