Lajme

Zvicra deporton dy afganë

Për herë të parë që nga viti 2019, Sekretariati Shtetëror për Migracionin ka kryer dy dëbime në Kabul.

Pas Gjermanisë, Zvicra është tashmë vendi i dytë në Evropë që deporton në Kabul, me Turkish Airlines, dy afganë, me krime të rënda.

Të premten Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM) ka njoftuar kantonet për deportimin e afganëve, siç shkruan gazeta “SonntagsBlick”. Bëhet fjalë për dy persona që kanë kryer krime të rënda në Zvicër dhe janë dënuar ligjërisht.

“Afganët që janë dëbuar janë kriminelë të rëndë”, konfirmoi zëvendësdrejtori i SEM, Vincenzo Mascioli, për gazetën. “Kemi të bëjmë me kriminelë që paraqesin problem për sigurinë e brendshme të Zvicrës”.

Këto dëbime të para ishin një projekt pilot, tha Mascioli për SonntagsBlick, duke shtuar se kjo funksionoi dhe SEM tani dëshiron të dëbojë të gjithë kriminelët afganë.

Sipas informacioneve të gazetës, në Zvicër janë ende 13 afganë që kanë kryer krime të rënda. Është ende e paqartë se kur do të deportohen. Para largimit, dy të dëbuarit morën nga autoritetet zvicerane nga 500 franga para xhepi si ndihmë fillestare./20minuten